Kërcimi i dashurisë, instruktorja rrëfen në "Jeto me Orën" se si nisi t'u mësojë shqiptarëve tangon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2021, 20:47
Tango është cilësuar si kërcimi i dashurisë. Nisi të praktikohej fillimisht në Buenos Aires nga njerëzit e thjeshtë për t'u përhapur më pas në Uruguai dhe në gjithë botën.
Olta Canga, instruktoja e tangos e ftuar në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora për moderatoren Ana Kallaku ka treguar se ka 10 vite që praktikon këtë lloj kërcimi.
"U bë një 10-vjeçar që praktikoj tangon. Është një dashuri me shikim të parë që nga fëmijëria dhe kam pritur momentin kur do të filloja klasat e tangos argjentinase. Është një disiplinë e veçantë dhe nuk ishte e mundur ta gjeta më parë në Shqipëri sepse nuk kishte instruktorë dhe qendra. Nuk e mendoja që do isha instruktore por erdhën gjërat dhe thashë ka ardhur koha t'i marr gjërat në dorë," rrëfeu Olta.
