Abilekaj: Yuri Kim presion Bashës, përdhosi Partinë Demokratike

Analisti Enton Abilekaj ka deklaruar se ambasadorja Yuri Kim i ka bërë presion Bashës duke kërkuar që të vendosë për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar. Abilekaj tha se PD ka dalë kundër vetes.

 "Fatos Nano u burgos, PS qëndroi, tha se burgosja është politike dhe fitoi. Një forcë që qëndron në bindjet e veta, arrin të fitojë. Kështu, përjashtimi i Berishës është absurd. Basha ka hedhur poshtë akuzën dhe ka fajësuar të akuzuarit.

Yuri Kim ka shkuar tek selia e Bashës dhe ka thënë se PD do hajë bar, nëse nuk e përjashton Berishën. Ky është presion i pastër i PD-së. Nëse një ambasador vjen këtu e bën policin, nuk mund të ketë besueshmëri. Ajo që bëri Yuri Kim është përdhosje. Të ruash berishizmin, e të thuash do e ruaj berishizmin, kjo është paradoksale”, deklaroi Abilekaj gjatë emisionit në Syri.tv