PS kërkon PD për ndryshimin e Kushtetutës, çfarë ndodh me Vetingun nëse nuk arrihen votat
Dy forcat e mëdha politike, PS dhe PD kanë nisur diskutimet për të votuar ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me mandatin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të komisionerit publik, mandati i të cilëve përfundon në qershor të vitit të ardhshëm. Socialistët do të propozojnë si zgjidhje ndryshimin e Kushtetutës duke u lënë dhe një mandat të dytë anëtarëve të institucioneve të reja të drejtësisë.
Por cfarë ndodh nëse dy forcat e mëdha politike nuk bihet dakord për shtyrjen e mandatit? VOA thotë se nëse nuk bihet dakort për shtyrjen e mandatit atëherë rivlerësimi do të duhet të bëhet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për gjyqtarët dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë për prokurorët. Pak ditë më parë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi se për këtë çështje, ku përfshihet dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, po shihen disa opsione.