Vlonjatit i digjen dy automjete
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 08:38
Dy automjete u dogjën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë në rrethana ende të paqarta.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë të Selenicës, ku dy automjete në pronësi të Tomor Karçanit janë djegur nga zjarri.
Ora News mëson se pronari është rreth të 60-ave dhe nuk ka precedent penalë.
Dyshimet e para janë se mjetet mund të jenë djegur për t'u dhënë mesazh djemve të tij por nuk përjashtohet zjarrvënia nga ndonjë banor i zonës për shkak të ndonjë konflikti me 60-vjeçarin dhe pse ky i fundit e ka përjashtuar një mundësi të tillë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

