Durrës, Kapiteni i peshkarexhës del për të peshkuar, mbytet në det

Një person i moshës 49-vjeçare është mbytur në det ditën e sotme në Durrës.

Ai ishte kapiteni i një peshkarexhe dhe kishte dalë për të peshkuar, por fatkeqësisht është mbytur pasi është hedhur në det.

“Kapiteni i një peshkarexhë e cila ndodhej në det për peshkim, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.” – njofton policia.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.