Hajduti i veshur me "Adidas" kacavirret në dritaren e banesës, pamje nga 1 prej 14 vjedhjeve të pushuesve në jug
Këto pamje tregojnë një nga 14 vjedhjet që një treshe hajdutësh nga Elbasani akuzohen se kanë kyer në banesa dhe hotele në Sarandë dhe Ksamil.
Në 13 raste në shenjestër kanë qenë kryesisht pushuesit, ndaj Erion Bylykbashi, 30 vjeç, Nazmi Liçi, 25 vjeç dhe Ani Lici, 22 vjeç, ishin vendosur në qytetin jugor që në nisje të sezonit turistik.
Sipas policisë së Sarandës, nga korriku deri në shtator, ata hynë në hotele e shtëpi të marra me qira, duke u vjedhur pushuesve shqiptarë dhe të huaj, para dhe sende të tjera me vlerë.
Në një tjetër rast kanë arritur të marrin një shumë parash në një subjekt privat.
Vala e vjedhjeve ishte kthyer në shqetësim në qytetin turistik.
Alarmi vuri në lëvizje policinë që më në fund arriti të identifikojë dhe arrestojë grupin e hajdutëve nga Elbasani.
Verifimet treguan se Nazmi Liçi, është person i dënuar më parë për veprat penale të “Plagosjes” dhe “Vjedhjes”, ashtu si Erion Bylykbashi.
Ndërsa 22-vjecari Ani Lici, rezulton pa rekorde kriminale.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur nga tre të rinjtë nga Elbasanit lëviznin në Sarandë për të “rrjepur” pushuesit.
Vjedhjet për të cilat akuzohen
Më datë 04.07.2021, kanë vjedhur nje çantë me sende personale dhe një shumë parash.
Më datën 05.07.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. N.
Më datë 08.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në subjektin në pronësi të shtetasit V. C.
Më datë 09.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit K. Z.
Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. B.
Më datë 17.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende personale në banesën e shtetases A. DH.
Më datë 20.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit H. S.
Më datë 22.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në banesën me qera të shtetasit polak M. G.
Më datë 23.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.
Më datë 25.08.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.
Më datë 01.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.
Më 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A. K.
Më datë 03.09.2021, kanë vjedhur sende personale dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.T.
Më datë 04.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash në një dhomë hoteli.
