Bie nga çatia e banesës që po riparonte, humb jetën punëtori, nën hetim pronari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 12:07
Një punëtor ndërtimi ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga banesa ku po punonte.
Ngjarja në vendin e quajtur Qafë Qelë, fshati Gomsiqe në Pukë, ndërsa viktima është identifikuar si P.N., 66 vjeç banues në lagjen “Kalaja”, Lezhë.
Ai po kryente disa punime në çatinë e banesës së vjetër të shtetasit Gj.D., 64 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Lezhë, kur ka rënë nga lartësia.
Trending në Kinë, burrat po i nënshtrohen operacioneve plastike
9 Shtator, 12:01
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pukë, proceduan penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" pronarin e banesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë Pukë, për veprime të mëtejshme.

