I vuri zjarrin Zvërnecit për të hequr qafe mbeturinat, nën hetim i moshuari

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht autorin e dyshuar për zjarrin në Zvërnec.

Uniformat blu kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për shtetasin P. B, 71 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave dhe si pasojë zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi të ndryshme në fshatin Zvërnec.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".