Thirrja e nxënësve në fshatin Grizë: "Duam të hapet shkolla!" Prindërit denoncojnë kërcënimet për protestën

Banorët e fshatit Grizë në Patos protestuan për të tretën ditë me radhë kundër mbylljes së shkollës në këtë zonë. Ata pretendojnë se janë kërcënuar nga punonjës të bashkisë për tu tërhequr nga rezistenca e tyre, ndërsa deklarojnë se janë të gatshëm që të investojnë vetë në rindërtimin e institucionit arsimor, por fëmijët nuk pranojnë ti çojnë në shkolla të tjera larg vendbanimit.

Banorët e fshatit Grizë në Patos pretendojnë se po kërcënohen nga punonjësit e Bashkisë për shkak të protestës që po zhvillojnë kundër mbylljes së shkollës dhe transferimin e nxënësve në një tjetër institucion arsimor të qytetit.

Për të tretën ditë me radhë ata po vijojnë tubimet kundër mbylljes së shkollës së fshatit, për të cilën Bashkia thotë se është e dëmtuar dhe se për vlerësimin e rrezikshmërisë pritet ekspertiza e Institutit të Ndërtimit.

"Pse bredhin natën në dyert e familjarëve dhe kërkojnë, kryeplaku bashkë me të tjerët."

Thirrja e nxënësve në fshatin Grizë: "Duam të

Edhe të enjten fëmijët nuk shkuan në shkollë në Patos, por u ulën në klasat e tyre duke protestuar kundër vendimit të pushtetit lokal.

"Duam të hapet shkolla!”

Në një prononcim për Ora News, kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Bilali, thotë se ende nuk ka një vendim përfundimtar në lidhje me shkollën.

"Shkolla nuk do të shembet, nuk ka një vendim për shembjen e saj. Komisioni i Bashkisë e ka vlerësuar të pabanueshme. Situata nuk është shtruar ende në Këshillin Bashkiak për mbylljen e shkollës, sepse i jam drejtuar Institutit Kombëtar të Ndërtimit, dhe po presim që ata të vijnë për ta vlerësuar përfundimisht. Nëse ata do të vendosin se shkolla nuk mund të rikonstruktohet, atëherë do të merret një vendim përfundimtar".

Por prindërit thonë se fëmijët e tyre po detyrohen të shkojnë në një shkollë tjetër, e cila ndodhet larg vendbanimit.

"Ne do të vazhdojmë derisa shkolla të hapet."

Ata shprehen se janë të gatshëm që të investojnë vetë për rikonstruktimin e shkollës vetëm që ajo të mos mbyllet.