Zjarri rrezikoi pallatin/ Brenda apartamenteve të djegura në Lezhë, banorët: Kaluam panik
Një zjarr i nisur në ambientet e jashtme rrezikoi të përfshijë një pallat në lagjen "Gurra" të Lezhës. Fatmirësisht, përshkallëzimi i situatës u parandalua, por banorët thonë se kaluan minuta paniku.
Një pallat në lagjen “Gurra” në Lezhë u rrezikua pasi një zjarr përfshiu një sasi polisteroli pranë objektit.
Këto pamjet tregojnë dëmtimet që pësuan të paktën 4 apartamente.
Fatmirësisht, përshkallëzimi i situatës u parandalua, por banorët thonë se kaluan minuta paniku.
Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshmje, ndërsa banorët kanë nisur ti riparojnë vetë banesat, pasi thonë se askush nuk është interesuar për ta.
"Shtëpitë topna janë bërë për qamet. Dëme kemi mjaft, pensionistë jemi, nuk e përballojmë dot".
Problem në këtë pallat është edhe rrjeti elektrik në sistemin e matësave që sipas banorëve po ju rrezikon jetën.
"Keq boll, halli i fëmijëve. Me ra kjo na digjen të gjitha pajisjet elektroshtëpiake."
Dyshimet janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia.
