Situata në spitalet e Kosovës, 78 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 15:06
1.001 pacientë të infektuar me Covid-19 janë të shtruara në spitalet dhe klinikat e Kosovës, sipas Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës
Prej tyre 78 janë në gjendje të rëndë, derisa 922 po trajtohen në terapi intensive. Në dy muajt e fundit, Kosova është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.
Aktualisht raste aktive janë 22.223. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 8 shtator janë regjistruar 24 viktima me koronavirus dhe 1.029 raste të reja.
Deri më 8 shtator në orën 15:00 kundër koronavirusit është vaksinuar 18.6 % e popullsisë së përgjithshme.
