Spekuluan me bukën, zbulohen 5 kompanitë që rritën çmimin e miellit
"Sa mora bukë, thotë ka ndryshuar ka shkuar buka 100 lekë."
Çmimi i rritjes së miellit bukës dhe produkteve të tjera me bazë drithërat është i qëllimshëm.
Të paktën ky konkluzion del nga reagimi i Autoritetit të Konkurrencës e cila zhvilloi një hetim mbi këtë treg.
Për mediet thuhet se ka një sjellje të bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit dhe prodhimit e tregtimit të miellit.
Madje në raport thuhet se ato kanë caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në treg. Kompanitë tashmë janë njoftuar për të reaguar ose do të kenë pasoja, raporton Ora News.
"Detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK si vijon:
Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike."
Nëse kompanitë nuk do të pranojnë të realizojnë detyrat gjoba ndaj tyre do të shkojë në 10 për qind të xhiros së vitit, raporton Ora News.
Prej ditësh në të gjithë vendin u shënua një rritje e menjëhershme e bukës, ndërsa si argument u dha ndryshimi në tregjet ndërkombëtare./OraNews/