"Mos dekreto Ramën e disa ministra" Metës i vjen kërkesa e papritur një ditë para nisjes së Kuvendit të ri
Një ditë para se Kuvendi të mblidhet me dekret të Presidentit Ilir Meta, në presidencë mbërrin kërkesa e papritur e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Mos dekreto Ramën e disa ministra të tij.
"Nuk mund të pranojmë të dekretohet një kryeministër që nuk njeh Kushtetutën e Ligjin dhe në mënyrë konseguente ka kryer vepra të ndryshme. Ky shtetas në pozicionin e kryeministrit aktual duhet të shkojë përpara drejtësisë" tha Kalaja në një prononcim për median pas daljes nga takimi me kreun e shtetit.
Gjithashtu Aleanca kërkon të mos dekretohet as ministrja e Kulturës Elva Margariti e as Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
"Është rasti i parë unik që një qeveri guxon të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Ne mendojmë se qeveria e re që duhet të dekretohet nga Presidenti duhet të jetë një qeveri që respekton ligjin e Kushtetutën"
Kalaja u shpreh e bindur që presidenti do marrë një vendim të drejtë, siç ka marrë deri më tani.
Të flasë Kushtetuesja
Jo vetëm kaq.
AMK kërkon që të pritet dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me shqyrtimin e vendimit të parlamentit me urdhër të Ramës për shkarkimin e presidentit Meta.
"Të gjithë ne duhet të presim të flasë Gjykata Kushtetese. Vetëm pasi Gjykata kushteutese të flasë presidenti duhet të dekretojë një qeveri e cila nuk duhet të ketë pjesë të tij ministra që sapo përmendëm"