“Kundër vaksinës me detyrim”, apeli i Sindikatës së mësuesve në Korçë

Vaksina me detyrim e mësuesve nuk është pritur mirë nga Sindikata e Arsimit në Korçë, megjithate shumica i kanë marrë të dy dozat. Vetëm 200 arsimtare nuk i janë përgjigjur thirrjes se autoriteteve shëndetësore.

Vaksinimi me detyrim i mësuesve nuk po pritet mirë nga të gjithë.

Disa e kanë refuzuar thirrjen e vazhdueshme të autoriteteve shëndetësore

Leonard Trebicka, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit  në Korçë sqaron arsyet e këtij hezitimi.

"Jemi kundër vaksinimit të detyruar të mësuesve dhe jemi pro vaksinimit.Janë shumë mësues me probleme, janë mësuese gra shtatzëna, mësues me probleme shëndetësore që nuk u lejohet vaksinimi. I kemi kërkuar MAS që nëse nuk vaksinohen të kenë një herë në javë tamponin."

Edhe Drejtori i Arsimit Parauniversitar në këtë qark, Kristaq Grabocka, thotë se ka pasur edhe mësues që nuk janë vaksinuar.

"Shumica e mësuesve i kanë marrë me përjashtim të atyre që kanë pasur pamundësi, kanë kaluar rishtaz Covidin, shtatzanitë apo alergjitë që mund të krijojnë."

Deri tani ende nuk një udhëzim shtrëngues për kryerjen e vaksinës.

"Besoj që nuk ka masa shtrënguese për mësuesit por masa drejtesuese."

Në Korçë janë rreth 200 mësues që nuk kanë marrë ende dozën e pare, ndërsa rreth 70% janë vaksinuar.