"Ramzi, të rrojë Berisha!" Maliqi, kryeministrit: Popullin e shpopullove por do përpëlitesh si gjel i ngordhur

Kur pritet të nisë mandatin e tretë të qeverisjes, ish-deputeti, Lefter Maliqi, akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shpopulluar vendin.

Në një postim në facebook, Maliqi thotë se nëse Berisha nuk do të kishte mundësuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën Shengen, Rama nuk do të mund të qeveriste më shumë se dy vjet.

Maliqi thotë se popullit i ka vajtur aty ku nuk mban më dhe se Rama do të përfundojë si një gjel i ngordhur.

Maliqi: Ramzi te rroje Berisha qe mundesoi levizjen e lire te shqiptareve ne Europe, se perndryshe sdo mundje te qeverisje as 2 vjet.

Mbi 500 mije shqiptare qe jane larguar nga keqqeverisja juaj po mos te ishin liberalizuar vizat do ti kishe ketu dhe do te kishin shembur ty, qeverine dhe bunkierin e Surrelit.

Rinia ka ikur, me shume ke police se Rini, por mos harro se popullit i ka vajtur ku smban me, nje shkendije pritet dhe do digjesh me nam e nishan.

Boll ke djegur sic ja u ke bere do ta bejne, fundin e ke te shkruar por se beson.

Qesh mire kush qesh i fundit o fodull, intrigant, mashtrues, manipulator, hajdut i pamoral me shpirt te zi. Popullin e shpopullove por haka e ti do te zere dhe do perpelitesh si gjel i ngordhur.