Berat: 37 vjeçari në shtëpi me automatik me karikatorë plot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shtator 2021, 10:38
Një 37 vjeçari banues në Uznovë të Beratit polici i gjeti dhe sekuestroi një automatik dhe 43 fishekë.
Policia thotë se arma është gjetur në banesën e e shtetasit Kleandro Korçari.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Kleandro Korçari, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".
Policia vijon kontrollet për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri.