Vaksina me detyrim për studentët, Xhemollari: Kur shkojnë në kafene nuk u kërkohet, pse në auditore

Vaksinimi i detyruar për studentët ka shkaktuar pikëpyetje dhe dyshime nga të rinjtë. Disa prej tyre janë dakord, ndërsa tjerë shprehen skeptikë.

Rigers Xhemollari, aktivist i të drejtave të studentëve, pohon në emisionin  'Ditë e Re' në Rtv Ora se vaksinimi me detyrim është alibi e qeverisë për ta kthyer  mësimin në online , për të tretin vit radhazi.

Vaksina  me detyrim për studentët, Xhemollari: Kur shkojnë

"Kjo është një alibi e drejtuesve  të vendit që ta kthejnë mësimin në online. Studentët nuk njohin as shokët as pedagogët nga afër. Ne nuk kemi informacion se nëse studentët vaksinohen të gjithë, a do transmetohet virusi? Sigurisht vaksina duhet bërë, i besojmë shkencës, por nuk mund t'i detyrojmë studentët. Vaksina është çështje individuale. Nuk kemi të dhëna, nëse po vaksinohen ose jo? "

Sipas aktivistit, 70% të studentëve kanë deklaruara se do e bëjnë vaksinën nëse është me detyrim, ndërsa 30% janë të gatshëm të sakrifikojnë vitin akademik për të mos u vaksinuar.

"Në të dhënat që ne kemi, kemi pyetur studentë  dhe 70% e  tyre   janë shprehur  se nëse vaksina është me detyrim do ta bënin, ndërsa 30% thonë se nëse është me detyrim janë të gatshëm ta lënë vitin akademik."

Xhemollari  thotë s një ndër arsyet e mosbindjes së studentëve për tu vaksinuar është se ata nuk janë komunikuar në mënyrë transparente nga qeveria.

"Vaksina erdhi si detyrim pa kaluar në shkallët e informimit edukimit, pra duhet shpjeguar pse duhet bërë,  vaksina. Pse kur je student e shkon në kafene e ambiente tjera sociale, nuk u kërkohet vaksina, ndërsa kur janë studentë në auditore u kërkohet", pyet Xhemollari.