Vaksinimi i detyruar? "Jam top" thotë një qytetar, tjetri e merr me mik, një tjetër gati të sakrifikojë punën

Çfarë mendojnë  qytetarët për vaksinën me detyrim? Janë pro apo kundër ?  Kjo ishte tema e pyetjeve për rubrikën e Vox Pop me Enkin, në emision Ditë e Re, në Rtv Ora.

Disa qytetarë thonë se janë pro vaksinës dhe se e bëjnë për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe jo se janë të detyruar.

Qytetari 1: "Jam dakord për vaksinat, i kam bërë  2 dozat e vaksinat. Jam top tani. E bëra me dëshirën time."

Qytetari 2: "I kemi bërë të dyja dozat. Nuk patëm frikë. Të gjithë duhet të mbrojmë njëri-tjetrin dhe ti je pa maskë, duhet ta vendosësh maskën."

Ndërsa të tjerë shprehen skeptikë ndaj vaksinës.

Qytetari 3: "Jam kundër vaksinimit, sidomos te fëmijët, duan ta bëjnë në mënyrë tinëzare të mundshme. Nuk do ta bëj, do rri pa punë dhe vaksinën nuk do ta bëj, sepse do siguroj jetën time dhe të familjes. Si e bën dhe si nuk e bën përsëri do infektohesh. Do rrezikoj çdo gjë që mos ta bëj vaksinën."

Qytetari 4: "Nuk dua ta bëj. Nuk ka nevojë të më detyrojë njeri."

Por ka dhe nga ata që kanë bërë vaksina me mik

Qytetari 5: "Jam vaksinuar me Pfizer, e sigurova  pak me mik me lek. Paguam 10 mijë lekë për dozë. Shumë mirë jam deri tani."

Na ndiqni çdo ditë nga e hënë në të premte, ora 07:00 deri 10:00, në Rtv Ora, nën shoqërinë e moderatorëve Arjola Shehu dhe Arjon Muça.