Me 11 klandestinë në makinë drejt Tiranës, në pranga 47-vjeçari nga Berati

Një 47-vjeçar është arrestuar në Fier për trafik klandestinësh. Eduart Idrizi, , banues në Berat u kap duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.

"Pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet furgon tip "Benz" po transportonte klandestinë drejt Tiranës, finalizuan operacionin policor të koduar "Poçemi", në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. I., 47 vjeç, banues në Berat".

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur "Poçem", duke transportuar me automjetin tip "Benz", 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".