Përgatituni për rrebeshe shiu, ja parashikimi i motit për sot

Vendi jonë do të paraqitet  nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave në ekstremin jug-juglindje, duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu. 

Përsa i përket pasdites, pritet përmiresim i motit, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të jenë dominante në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojne rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur 13°C vlera më e ulët në zonat malore dhe deri në 31°C maksimalja përgjatë shtrirjes perëndimore.  

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h, nga drejtimi kryesisht veriperëndimor ndërsa në det krijohen dallgë 2  ballë.