“Vrasësit me pagesë” zbatojnë kodin e heshtjes për porositësin: Mitralozin e gjetëm në rrugë


Tre të arrestuarit me dyshimin se do të kryenin një vrasje me pagesë u lanë në burg nga gjykata e Durrësit.  Para togave te zeza ata ruajtën kodin e heshtjes, ndërsa tentuan të justifikojnë arsenalin e armëvë në makinën ku u kapën.

Gjykata e Durrësit vendosi të mbajë në qeli tre të arrestuarit me dyshimin se do të kryenin një vrasje me pagesë.

Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç, para gjyqtarit Petraq Curri, ata vijuan me kodin e heshtjes.

Ashtu si në polici  ashtu si edhe gjatë marrjes në pyetje, duke mos pranuar se ishin duke zbatuar një plan për vrasje me pagesë.

Kur policia i vuri në pranga, në makinën ku udhëtonin u kapën edhe një mitroloz dhe tre pistoleta gati për qitje.

Për pistoletat barrën ligjore e ka marrë Uran Zyka, i cili ka deklaruar se shokët nuk dinin gjë për to.

Ndërsa i çuditshëm ishte justifikimi për mitralozin tip Sovjetik.

“E gjetëm në një kanal dhe po shkonim ta dorëzonim”, citohen të kenë deklaruar ata pas dyerve të mbyllura të gjykatës.

Dyshimet e prokurisë janë se Zyka, Mustafa e Gjinika kishin marrë përsipër të ekzekutonin anëtarin e një grupi kriminal në Durrës.

Por për ti mbajtur në burg deri në fund të hetimit, prokurorja Enkeleda Xhengo ka ngritur ndaj tyre akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe moskallëzimit të krimit.

Ndërkohë mësohetse grupi hetimor po pret të dhëna me rëndësi për hetimin nga dy laptopët dhe 9 telefonat celularë që iu sekuestruan tre të arrestuarve në kohën kur u vunë në pranga.