Rama iu lut për negociatat, Radev i përgjigjet me ironi: Këtu flitet për integrimin tuaj, por Vuçiç nuk erdhi

Kryeministri, Edi Rama nga Forumi Strategjik i “Bledit” në Slloveni i kërkoi Bullgarisë që të heqë veton për Maqedoninë e Veriut,  për çeljen e bisedimeve me BE.

Ndërkohë Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i është përgjigjur Ramës duke i thënë se Bullgaria është pro zgjerimit, teksa ka shtuar se duhet të zgjidhen çështjet në mënyrë që të ketë stabilitet brenda Bashkimit Europain.

Rumen Radev, i cili i është përgjigjur Ramës me tone ironike, ka hedhur ‘kunja’ dhe ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke thënë se edhe pse në këtë forum flitet për integrimin e Ballkanit Perëndimor , ai nuk është i pranishëm.

"Është dashur që të gjithëve ne së bashku, në këtë grup ballkanas që  të diskutojmë çështjet në mënyrë të hapur, pasi procesi I integrimit, do të thotë dialog dhe konsensus. Emri u Bullgarisë sikur dilte në ajër, por faleminderit Edi që e përmende emrin e vendit tim  më në fund e the haptas atë, por mos u shqetëso… Të jemi më konkret,  Vuçiç që nuk është anëtarë I BE është ftuar që të diskutojë të ardhmen e BE, dhe unë si përfaqësues i një vendi anëtarë të BE jam unë këtu  së bashku me ju dhe Zoran që të diskutojmë një çështje të vërtetë. 

Zgjerimi ka të bëjë me të ardhmen e evropës. Po flasim seriozisht t’I lëmë shakatë mënjanë. Meqë po flasim për çështjen e anëtarësimit në BE duhet të bëjmë shumë kujdes dhe të kuptojmë se çfarë do të thotë kjo, cilët janë faktorët shtytës, procedurat apo vlerat. 

Procedurat janë të një rëndësie themelore, reformat në sundimin e ligjit, në qeverisje, reforma në ekonomi ne sistemet shoqërore. Por po ato çështje që i quajmë themelore për BE, vlera si të drejtat e njeriut, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, këto janë shtyllat mbi të cilat është themeluar procesi i BE. Nuk duhet të harrojmë këto vlera sepse po flasim për të ardhmen për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. 

“Çfarë të ardhme do kemi ? Bullgaria është mbështetësi më i fortë i procesit të zgjerimit por ky proces dëshirojmë që të jetë stabël. Dëshirojmë të shikojmë një integrim stabël  dhe të pa kthyeshëm. Për të vazhduar këtë duhet të kthehemi tek vlerat tona. Të rinjtë tanë do takohen të lirë dhe pa fjalë urrejtje dhe duke e njohur njëri tjetrin duke përjashtuar gjuhën e urrejtjes. Dhe ky ishte shqetësimi im. Bullgaria është mik i besuar në këtë proces. Bullgaria është gjithmonë aty. Edhe ku Ballkani Perëndimor doli nga radarët. Bullgaria e solli në vëmendje.” tha më tej Radev.