Mbërrijnë në Rinas 121 shtetasit e parë afganë, mes tyre 11 foshnja, do akomodohen në Durrës

Në orën 03:20 të mëngjesit të së premtes(27 gusht) mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me refugjatët e parë afganë.

Grupi përbëhet nga 121 persona, aktivistë të shoqërise civile, mes tyre gra, fëmijë dhe 11 foshnja.

Ata erdhën nga Kabuli me një avion të posaçëm, i cili bëri një ndalesë në Tbilisi, dhe prej andej u ul në aeroportin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Me mbërritjen në Rinas, grupi u akomodua për pak ore në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroportit, ku u u kryen formalitetet e posaçme.

Në pritje të tyre në aeroportin e Rinasit ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ministrja e Jashtme Xhaçka.

Kjo e fundit tha se qeveria shqiptare ka marrë masa për gjithçka, për përpunimin e dokumentacionit e regjistrimin, kontrollet e kujdesin shëndetësor, paketat higjienike, ushqimin dhe sigurinë.

Xhaçka foli për një operacion të vështirë evakuimi dhe sqaroi procedurat e procesit për akomodimin e tyre.

 “Grupi që ka zbritur sot, që është grupi i parë, do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës. Ndërkohë që teksa presim që të kalojë piku i sezonit e të çlirohen kapacitetet e strukturave hoteliere për pjesën tjetër, afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e Qytetit Studenti”.

Ambasadorja Kim ka falenderuar Shqipërinë për strehimin e afganëve.

Në një deklaratë në Twitter, Kim shkruan se Shqipëria i ofroi edhe një herë mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe.

Edhe kryemistri Rama gjithashtu postoi në facebookun e tij videon e mbërritjes se afganëve, duke u uruar atyre mirseardhjen në tokën, ku siç shkruan ai, ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

Pas orës 06.00 të mëngjesit në aeroportin e  Rinasit u mbylllën procedurat dhe grupi i parë i afganëve u transportua në qarkun e Durrësit, ku u akomodua hotelet e këtij qyteti dhe të Kavajës.

Me strehimin e grupit të parë, Shqipëria zyrtarisht është pjesë e operacionit humanitar per evakuimin dhe strehimin e shtetasve afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga regjimi taliban në Afganistan.

Sipas një vendimi të miratur të mërkurën nga qeveria, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”.

Ata mund të qëndrojne këtu deri në 1 vit. Vendi ynë sipas autoriteteve qeveritare, ka pranuar të strehojë rreth 4000 afganë.

Mbërrijnë në Rinas 121 shtetasit e parë afganë, mes

Mbërrijnë në Rinas 121 shtetasit e parë afganë, mes

Mbërrijnë në Rinas 121 shtetasit e parë afganë, mes

Mbërrijnë në Rinas 121 shtetasit e parë afganë, mes