Tjetër aksident/ Makina përplaset me pemën në Vlorë, 1 person bllokohet brenda makinës, dyshohet për 3 të plagosur
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 26 Gusht 2021, 19:55
Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Vlorë.
Një automjet është përplasur me pemën dhe si pasojë e dëmtimeve një person ka mbetur brenda mjetit.
Policia, ambulanca e zjarrfikësja shkuan në vendngjarje dhe bënë nxjerrjen e tij nga mjeti ku ndodheshin edhe dy persona të tjerë që gjithashtu morën lëndime.
Sipas burimeve nga spitali i Vlorës, 3 personat e lënduar dyshohet po lëviznin me mjetin fuoristradë në momentin e aksidentit.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes ndërkohë që burimet nga spitali thonë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

