Detaje të reja nga atentati në Malësi të Madhe, viktima kishte kryer vrasje para '90
Detaje të reja nga atentati në Malësi të Madhe. Viktima Sokol Çelaj ishte person me precedentë penalë raporton Ora News.
Ai akuzohej se kishte kryer një vrasje para viteve '90 por që ishte kualifikuar si "vraje nga pakujdesia."
Njoftimi i policisë informacion paraprak:
Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.
Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

