Aksidenti në Qafë Muzinë, emrat e të aksidentuarve në spital, mes tyre dy vajza italiane
Ora News, ka mësuar e emrat e të plagosurve nga aksidenti me 5 viktima, në Qafë Muzinë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Qafë Muzinë rreth orës 15:30, ku një fuoristradë e tipit “Land Rover”, e cila drejtohej nga Rexhina Çelhaka, 22-vjeçe, që sipas policisë po udhëtonte me shpejtësi i ka ndërprerë rrugën furgonit me targa ‘AA 484 T’, që si pasojë ka përfunduar në greminë.
Mësohet se ndër të plagosurit është Greta Kapidani, e datëlindjes 1996 nga Fieri, e cila ishte pasagjere në furgon. Po kështu janë në spital edhe tre vajzat që udhëtonin me fuoristradën tip “Land Rover”, e cila përplasi furgonin.
Bëhet fjalë për shtetasen Rexhina Çelhaga, 22 vjeç, si dhe dy shtetaset italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998 dhe Xhulia Parini e datëlindjes 1999.
Aktualisht në spitalin e Gjirokastrës kanë mbërritur edhe përkthyes të autorizuar për të marrë deklarimet e vajzave italiane bashkë me grupin hetimor.
