Foto/ Kjo është 22-vjeçarja me “Land Rover” në aksidentin në Qafë Muzinë, furgoni përfundoi në greminë për të evituar përplasjen
Ora News, ka siguruar foton e 22-vjeçares Rexhina Çelhaka, drejtuesja e fuoristradës “Land Rover”, që shkaktoi aksidentin me 5 të vdekur në Qafë Muzinë në orën 15:30 të ditës së sotme.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Qafë Muzinë rreth orës 15:30, ku një fuoristradë e tipit “Land Rover”, e cila drejtohej nga Rexhina Çelhaka, 22-vjeçe, që sipas policisë po udhëtonte me shpejtësi i ka ndërprerë rrugën furgonit me targa ‘AA 484 T’, që si pasojë ka përfunduar në greminë.
Ende nuk është zbardhur fajtori në aksidentin që shkaktoi 5 viktima, por sipas policisë dyshohet paraprakisht se ka qenë mjeti Land Rover ai që ka shkelur rregullat.
Ajo ndodhej së bashku në makinë me shtetaset italiane Ana Cascalvilla, dhe Xhulia Parini. Të treja tashmë ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në aksidentin humbën jetën 5 viktimat të identifikuar si Fiqiri e Dritë Korçari 77 dhe 72 vjeç, burrë e grua, Bardhyl Prodo, 51-vjeç që ishte shoferui I furgonit si dhe çifti nga Ukraina të identifikuar si T. F., 48 vjeçe, dhe O. F., 53 vjeç.

