Prej 15 vitesh shofer i linjës Tiranë-Sarandë, 51 vjeçari që humbi jetën në Qafë-Muzinë ishte baba i tre fëmijëve

Bardh Proda, 51 vjeç, shoferi që humbi jetën në aksidentin e ditës së sotme në Qafë Muzinë, ishte babai i tre fëmijëve.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Qafë Muzinë rreth orës 15:30, ku një fuoristradë e tipit “Land Rover”, e cila drejtohej nga Rexhina Çelhaka, 22-vjeçe, që sipas policisë po udhëtonte me shpejtësi i ka ndërprerë rrugën furgonit me targa ‘AA 484 T’, që si pasojë ka përfunduar në greminë.

Ora News, mëson se 51-vjeçari kishte mbi 15 vite që punonte me furgon në linjën Tiranë – Sarandë.

Makina e tipit furgon kishte tetë vende.

Sot Proda kishte marrë 5 pasagjerë, ku katër prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa një grua ka shpëtuar dhe është në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Rexhina Çelhaka, 22 vjeçe drejtonte  mjetin  “Land Rover”, shoqërohej nga dy gra të tjera ishin pasagjere kanë marrë dëmtime të lehta.