Qeveria e re e Ramës/ Buxhuku: Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave duhet të ndara, evitohen përplasjet
Kryeministri Rama do të shpallë javën e ardhshme qeverinë e re pas fitores së mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
Në lidhje me këtë ka folur dhe drejtuesi i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, në një intervistë që ka dhënë në studion e lajmeve të Ora News.
Ai thekson se qeveria ka nevojë për riformatim thelbësorë të dikasteteve.
Po ashtu ai shprehet se i kanë Ministria e Ekonomisë dhe ajo e financave duhet të ndahen urgjentisht, pasi vetëm në këtë mënyrë evitohen përplasjet
"Formatimi i qeverisë ka një risi të veçantë, aq më tepër kur gjatë 4 viteve që kaloi një numër i madh i Ministrive, nga mënyra se si ato ishin ndërtuar nuk i përshtateshin realitetit ekonomik por edhe shoqëror dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Unë them se qeveria ka nevojë për një riformatim të portofolit të dikasteteve, ne e kemi bërë të qartë në fakt, i kemi kërkuar Ramës për një numër Ministrish, të cilat kanë nevojë, për një riformatim thelbësorë. Ne i kemi kërkuar Kryeministrit që urgjentisht të krijohet Ministria e Ekonomisë, pra të ndahet Ministria e Ekonomisë dhe e Financave, me qëllim për faktin se qenia bashkë e këtyre Ministrive është një bashkim që ka përplasje institucionale në dëm të ekonomisë, të prodhimit vendas. Ministria e Financave ëhstë për të apsur të ardhura sa më të shpejta, ndërsa Ministria e Ekonomisë , është Ministria që teorikisht duhet të ketë prioritet, pra do të ketë qëllim parësor, zhvillimin e qëndrueshëm afat gjatë të vendit. Këto nuk mund të jenë në një të vetme siç ka ndodhur deri tani sepse realisht dëmton në mënyrë thelbësore industritë e prodhimit vendor.
Ndërkohë ministritë e tjera që janë parazitare që kanë emra, e mira është që të shkrihen sepse nuk ka nevojë që të ketë Ministri speciale, rëndësi ka të bësh politika të qarta dhe të bësh një legjislacion të mirë në mbështetje të ekonomisë, të prodhimit vendas të industrive dhe nga ana tjetër të kesh një zbatim të mirë të këtij legjislacioni ashtu siç duhet. E para ishte krijimi urgjentisht i Ministrisë së Ekonomisë nga ajo e Financave. E dyta tek formatimi që ka bërë në 4 vitet e kaluara por edhe më parë, kemi vënë re se edhe Ministritë e tjera kanë konflikte me njëra-tjetrën.
Fusim këtu Ministrinë Mjedisit dhe Turizmit. Nuk mund të bashkohen bashkë kur dihet që në njëfarë mënyrë që mbrojtja e mjedisit me zhvillimin e turizmit kanë përplasje me njëra-tjetrën. Propozimi i dytë është që në mënyrë të detyrueshme Ministria e Mjedisit dhe Turizmit duhet të ndahet. Ministria e mjedisit duhet të jetë vetëm e mjedisit.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti për online Anila Kolgjini.

