Pak para tragjedisë me pesë viktima në Qafë Muzinë, 3 vajzat me “Land Rover” pozuan mbi fuoristradë
Pubklikohet fotoja Rexhina Çelhakës dhe dy shtetaseve italiane, Ana Koskovila dhe Giulia Parimi që ndodheshin në fuoristradën “Land Rover” në aksidentin e tragjik me 5 viktima në Qafë Muzinë.
Fotoja është e publikuar nga njëra prej italianeve, Anna Cascavilla, në rrjetin social Instagram., ku siç shihet tre vajzat që ishin brenda mjetit, kanë pozuar mbi fouristradë.
Fotoja e tre të rejave është publikuar 22 orë para se të ndodhte aksidenti tragjik.

Të tre vajzat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Qafë Muzinë rreth orës 15:30, ku fuoristrada e tipit “Land Rover”, e cila drejtohej nga Rexhina Çelhaka, 22-vjeçe, që sipas policisë po udhëtonte me shpejtësi i ka ndërprerë rrugën furgonit me targa ‘AA 484 T’, që si pasojë ka përfunduar në greminë.
Nga aksidentoi humbën jetën, drejtuesi i furgonit shtetasi Bardhi Proda, 51-vjeç, Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë, Dritë Korçari 72 vjeçe, banuese në Tiranë, Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.
Ndërkohë u plagosën Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin tip furgon, e cila u nxor e gjallë
Rexhina Çelhaka, 22 vjeçe, Ana Koskovila, 23 vjeçe banuese në Itali, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali.

