Përroi i Zaranikës “kosh” mbetjesh, burim ndotje gjatë verës dhe rrezik përmbytjesh në dimër

Këto pamje vijnë nga përroi i Zaranikës që kalon përmes Elbasanit.

Gjatë verës kur prurjet aty janë të pakta, është shndërruar në një vendgrumbullim për mbetjet urbane.

"Shumë pisllëk, mjerë ne që jemi këtu."

Era e rëndë kundërmon në zonë, ndërsa banorët thonë se Përroi është kthyer në burim infeksioni. 

"Gjithçka u bë, gjithçka u ndërtua, gjithçka u shkatërrua. Është për turp, po çfarë të bëjmë? Ne banojmë këtu, era na mbyti."

"Pse ai bari i pistë atje nuk është infeksion?"

Banorët përgjatë tij e lidhin këtë situatë me papërgjegjshmërinë qytetare por edhe me problemet e pastrimit në qytet.

"Kjo është injorancë e njerëzve."

"Ankohu po deshe, këta s'të japin asnjë lloj hesapi."

Reshjet në vijim pritet që ta përkeqësojnë situatën dhe efektet nuk do të mbeten vetëm në Elbasan.

"Kur të bjerë shiu do ta marrë ta çojë të gjithën në det."

Përroi i Zaranikës iu nënshtrua një rikonstruiksuioni vetëm pak kohë më parë, por cilësia e dobët e punimeve ka bërë që argjinatura të dëmtohet sërish dukë rritur rrezikun e përmbytjeve në dimër.