Aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, zbardhen emrat e 5 viktimave dhe 4 të plagosurve
Në aksidentin që ndodhi pasditen e sotme në Qafë Muzinë, humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Qafë Muzinë rreth orës 15:30, ku një fuoristradë e tipit “Land Rover”, e cila drejtohej nga Rexhina Çelhaka, 22-vjeçe, që sipas policisë po udhëtonte me shpejtësi i ka ndërprerë rrugën furgonit me targa ‘AA 484 T’, që si pasojë ka përfunduar në greminë.
Ora News, ka mësuar identitetet e viktimave dhe të plagosurve në aksidentin tragjikë në aksin Sarandë-Gjirokastër.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën:
Drejtuesi i furgonit shtetasi Bardhi Proda, 51-vjeç
Pasagjerët
Fiqiri Korçari, 77 vjeç, banues në Tiranë,
Dritë Korçari 72 vjeçe, banuese në Tiranë,
Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, banuese në Ukrainë
Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, banues në Ukrainë.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur:
Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin tip furgon, e cila u nxor e gjallë
Rexhina Çelhaka, 22 vjeç drejtuese’Land Rover’,
Ana Koskovila, 23 vjeçe banuese në Itali, pasagjere në Land Rover
Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali,pasagjere në Land Rover.
