Aksidenti tragjik në Qafën e Muzinës, mes viktimave një burrë dhe një grua nga Ukraina
5 persona humbën jetën në një aksident që mori përmasat e një tragjedie ne aksin Sarandë Gjirokastër
Furgoni me pasagjerë i linjës Sarandë-Tiranë doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë nga rreth 20 metra lartësi në qafën e Muzinës.
Policia thote se mes viktimave janë dhe një çift nga Ukraina
Njoftimi i policë
Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip "Land Rover" me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë,
T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.
Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
