Shqipëria dënon sulmin terrorist në aeroportin e Kabulit, Xhaçka: Të përkushtuar për të garantuar sigurinë e aleatëve afganë
Një shpërthim i madh ndodhi në një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit (Porta e Abbey), konfirmoi zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në Twitter dhe u pasua nga të shtëna me armë.
Si pasojë e sulmit 13 persona humbën jetën, mes tyre dhe fëmijë.
Shqipëria ka dënuar sulmin terrorist në aeroportin e Kabulit nga dy shpërthimet me bombë dhe disa të shtënave.
Ministrja Olta Xhaçka me anë të një statusi në Twitter ka shprehur ngushëllimet për familjarët e personave që humbën jetën.
Xhaçka tha se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të garantuar jetën e sigurinë e aleatëve afganë.
"Unë dënoj me fjalët më të forta sulmin e tmerrshëm terrorist në Aeroportin e Kabulit. Zemrat tona dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që hu,bën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë," shkruan Xhaçka në Twitter.
Ndërkohë Shqipëria në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme pret grupin e parë prej më shumë se 120 afganësh, shumë prej tyre fëmijë, që fillimisht do të mbërrijnë në Rinas e më pas do të akomodohen në struktura hoteliere në Durrës.
I condemn in the strongest terms the horrific terrorist attack in #Kabul_Airport. Our hearts and our prayers ???? go out to all those who lost their loved ones.We remain committed to guarantee the lives and security of all our #Afghan allies.
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) August 26, 2021
