Plehrat 'pushtojnë' Astirin, banorët thirrje Veliajt: Të merren masa nga Bashkia
Hyrja në Astir të ofron një pamje aspak të këndshme.
Mbeturina, plastikë, barishte dhe inerte, gjithçka gjen të hedhur në mes të rrugës.
Mungesa e kontejnerëve dhe mospastrimi i plehrave e ka kthyer zonën të rrezikshme për shëndetin e banorëve aty.
"Kjo është sëmundje kanceroze."
"Vjen erë e keqe, çfarë nuk hedhin aty."
"Çfarë të bëjmë, flet puna vetë."
Edhe pse janë taksapagues të rregullt, asgjësimi i mbetjeve duket si një mision i pamundur.
Prej 6 muajsh situata vijon të jetë e njëjtë.
Banorët e zonës kërkojnë të merren masa të menjëhershme.
"Të merren masa nga Erion Veliaj, nga kryetari i bashkisë."
"Bashkia të bëjë punën e vet."
Mungesa e koshave dhe mbeturinat e shpërndara, tashmë duket se janë tablo e zakonshme për kalimtarët apo banorët e kryeqytetit.
Në këtë gjendje pandemie, papastërtia e ambientit është një kërcënim i hapur për shëndetin e të gjithëve, por ende asnjë masë nuk ndërmerr.
