Trupi i pajetë i shtrirë në tokë, pamje të rënda nga aksidenti me 5 viktima në Qafë Muzinë
Ora News, ka siguruar pamje të tjera nga aksidenti tragjik me 5 viktima që ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30 në Qafë Muzinë.
Në video shihet një nga viktimat e shtrirë në tokë, ndërkohë që forca të shumta policie dhe ambulance kanë mbërritur në vendngjarje.
Policia dhe zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për të nxjerrë trupat, nga gremina, ku ka rënë furgoni.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Qafë Muzinë rreth orës 15:30, ku një fuoristradë e tipit “Land Rover”, e cila drejtohej nga Rexhina Çelhaka, 22-vjeçe, që sipas policisë po udhëtonte me shpejtësi i ka ndërprerë rrugën furgonit me targa ‘AA 484 T’, që si pasojë ka përfunduar në greminë.
Ky i fundit së bashku me 5 pasagjerët kanë humbur jetën.
Njëra prej tyre është transportuar drejt spitalit, por ende nuk dihet identiteti dhe gjendja shëndetësore e saj.
