'Gardës' i del pronari, familjarët kërkojë anulimin e lejes së ndërtimit: Nuk ka transparencë

Punimet e nisura për ndërtimin e një godine në zonën kur dikur ishte 'Garda e Repubikës' kanë hasur në kundërshtinë e rreth 6 familjeve të cilët pretendojnë se janë pronarë të truallit.

Ata shprehen se ka mungesë transparence të theksuar dhe  nuk kanë patur asnjë komunikim nga ana e Bashkisë Tiranë gjatë kësaj kohe.

Edhe pse janë pronarë të ligjshëm lajmin për fillimin e punimeve e kanë marrë në mënyrë të papritur.

"Pas ikjes së institucionit të Gardës trualli i kthehet detyrimisht pronarëve. Ne nuk dimë asgjë, transparencë nuk ka fare dhe jam shumë i çuditur me këtë mënyrë sjelljeje. Nuk kemi asnjë komunikim nga ana e bashkisë."

"Bashkëpronarë që në kohë të Zogut. Në kohën që ka qenë Garda ka qenë, por tani që iku nuk jemi lajmëruar. Se si është e vërteta e kësaj pune nuk e dimë, jemi shumë të befasuar. Te ne nuk ka ardhur asnjeri."

Nëse nuk do të kenë zgjidhje nga bashkia e Tiranës shprehen se do t'i drejtohen drejtësisë.

"Do vazhdojmë gjyqin pastaj."

"Do ketë rrugë të tjera pastaj."

Me vendim nr 47 dt 28.12.2020 Këshilli Kombëtar të Territorit ka dhënë lejen e ndërtimit për godinën e cila do të jetë me funksion hotel me zyra dhe shërbime 14 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, por pa zhvilluar një tryezë bisedimesh me bashkëpronarët e Truallit.