VIDEO/ Aksidenti tragjik në Sarandë - Gjirokastër: Makina del nga rruga e bie 25 metra poshtë, 5 të vdekur
Nga aksidenti që ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Sarandë- Gjirokastër, kanë humbur jetën 5 persona.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Qafë Muzinë rreth orës 15:30, ku një fuoristradë e tipit “Land Rover”, e cila drejtohej nga Rexhina Çelhaka, 22-vjeçe, po udhëtonte me shpejtësi të lartë e si pasojë e i ka ndërprerë rrugën furgonit me targa ‘AA 484 T’, që ka përfunduar në greminë.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se brenda makinës që ka përfunduar në kanal nga 25 metra lartësi ishin 6 persona, ku vetëm 1 perj tyre ka mundur të mbijetojë.
Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimave, sakaq bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit të furgonit ishte Bardhi Prodo.
Mësohet se furgoni ishte nisur nga Saranda për në Gjirokastër, dhe kishte edhe 100 metra për të arritur në destinacion.
Mësohet se brenda automjetit nuk kishte fëmijë por vetëm të rritur, që nuk ishin të një familje.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ndërkohë që zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje, sakaq për në vendin e ngjarjes është nisur dhe policia.
