Me video/ Momenti kur e plagosura e aksidentit tragjik me 5 viktima në Qafë Muzinë transportohet në spital
Në videon e siguruar nga Ora News, shihet momentit që ambulanca ka transportuar në spital një nga personat e plagosur nga aksidenti tragjik me pesë persona.
Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Qafë Muzinë rreth orës 15:30, ku një fuoristradë e tipit “Land Rover”, e cila drejtohej nga Rexhina Çelhaka, 22-vjeçe, që sipas policisë po udhëtonte me shpejtësi i ka ndërprerë rrugën furgonit me targa ‘AA 484 T’, që si pasojë ka përfunduar në greminë.
Nuk dihet ende identiteti i saj, por siç shihet e mbijetuara e aksidentit është femër.
Gruaja e mbijetuar është një nga personat që ndodheshin në makinën "Land Rover", e cila u përplas me furgonin.
Aksidenti me pasoja fatal ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.
Si pasojë e aksidentit humbën jetë 5 persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me rrethanat e aksidentit.

