Ekskluzive/ Aksidenti tragjik në Qafën e Muzinës: Makina me 5 persona bie në greminë. Momenti kur kalimtarët japin ndihmën e parë

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Sarandë-Gjirokastër, rreth orës 15:30, ku një furgon me targa AA488T, që drejtohet nga Bardhi Prodo, në të cilën ndodheshin 6 persona, ka rënë në greminë.

Ora News, mëson se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 5 personat që ndodheshin në furgon identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. 

Personat që ndodheshin në furgon nuk ishin anëtarë të njëjtës familje, gjithashtu bëhet e ditur se në mesin e viktimave nuk ka fëmijë. 

"Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip "Land Rover" me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Ndërkohë në videon e siguruar nga Ora News, shihet se furgoni ka rënë në kanal, ndërkohë një grup njerëzish po bëjnë përpjekje për të nxjerrë personat që kanë mbetur brenda automjetit."- njofton policia. 

Ekskluzive/ Aksidenti tragjik në Qafën e Muzinës: Makina me 5

Deri më tani nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit, por paraprakisht dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e kushteve atmosferike. 

Policia dhe zjarrfikësja kanë nisur për në vendngjarje.

Ekskluzive/ Aksidenti tragjik në Qafën e Muzinës: Makina me 5

Informon gazetari Isa Myzyraj