Arteta kërkon kohë për projektin por trajneri nuk i shpëton shkarkimit nga Arsenali

Mikel Arteta është i destinuar të shkarkohet nga drejtimi i Arsenalit. Me zero gola të shënuar në dy ndeshjet e para dhe dy humbje, trajneri ka bërë startit më të keq në historinë 118-vjeçare të klubit londinez duke u shënjestruar nga tifozët që tashmë kërkojnë largimin e tij dhe kanë rritur presionin te drejtuesit.

Sot para fillimit të séances stërvitore, tifozët i dolën përpara makinës së Artetas duke iu lutur të largohet pas këtij starti katastrofik teksa ai vet shpjegoi pas humbjes me Chelsean se duhet kohë dhe pak durim nga të gjithë.

Mësohet se laku rreth tij është shtrënguar dhe deçizive do të jetë paraqitja e Arsenalit në fundjavë ku do të përballet pikërisht me kampionët në fuqi të Man. City dhe një humbje tjetër në “Etihad” do të ishte fatale dhe do t’i jepte fund qëndrimit të tij në krye të topçinjve.

Mikel Arteta erdhi në krye të stolit të skuadrës angleze, në dhjetorin e 2019-ës, për të nisur një cikël të ri, që gjithsesi ky cikël nuk ka nisur asnjëherë pasi zhgënjimet me të në krye të Arsenalit kanë qenë të shumta.

Një javë kohë për trajnerin, përndryshe hija e Antonio Contes do të bjerë mbi “Etihad” me ish trajnerin e Interit që është i lire dhe po pret telefonatën e klubit.