Man. City i ngre statujë David Silvas dhe dy yjeve të tjerë të klubit

David Silva do të ketë një statujë në Etihad Stadium. Pas një dekade te Manchester City (2010-2020), futbollisti spanjoll, një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit, do të zbulojë këtë të shtunë para ndeshjes kundër Arsenalit, statujën e tij në periferi të impiantit pranë atij të Vincent Kompany. Për më tepër, Citizens kanë njoftuar se pas mbrojtësit dhe mesfushorit, do të nisin projektin për të bërë edhe një sculpture të Kun Agüeros, e cila do të zbulohet në 2022.

David Silva, i cili aktualisht luan me Real Sociedad u shpreh tepër i kënaqur me projektin e propozuar nga ekipi anglez.

“Është gjithmonë e bukur të njihesh dhe të vlerësohesh për gjithë kohën që kam kaluar me atë klub dhe me diçka që do të mbetet përgjithmonë aty. Unë jam i vetëdijshëm për rëndësinë e të pasurit një statujë atje, është një burim krenarie, diçka që tifozët do të jenë në gjendje ta shohin në çdo ndeshje të Man. Cityt. Unë do të doja që familja ime dhe djali im ta shohin veprën dhe të kenë në kujtesë gjithmonë”, u shpreh lojtari spanjoll.

David Silva fitoi katër Premier League me Manchester City (2012, 2014, 2018 dhe 2019) përveç dy FA Cup (2011 dhe 2019), pesë Kupave të Ligës (2014, 2016, 2018, 2019 dhe 2020) dhe tre Community Shields (2012, 2018 dhe 2019). Spanjolli ka qenë një nga ikonat e transformimit të Manchester City të viteve të fundit së bashku me Kompany, kapiteni gjatë sezoneve të fundit, i cili do të ketë edhe ai skulpturën e tij.

Autori i statujave, është Andy Scott, i cili edhe shpjegoi vështirësitë gjatë kryerjes së projektit muajt e fundit që lidhen me situatën nga pandemia pasi nuk mund të shkonte, të dilte nga shtëpia e të udhëtonte drejt stadiumit ku dhe u vendosën veprat e tij.