Nedved tha se qëndron, por nuk ka mbaruar. Ronaldo ka 8 ditë për t’u larguar
Qëndrimi në stol, kërkesa e portugezit, konfirmimi nga Nedved, zërat që nuk ndalen. Ka një paqartësi të madhe dhe qëndrimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi është i vështirë, po aq i vështirë sa edhe gjetja e një skuadre të re për të.
Zv/presidenti, Pavel Nedved konfirmoi dje se qëndrimi në stol ishte marrë mes trajnerit dhe lojtarit por Ronaldo nuk e pranon aspak diçka të tillë dhe prej kohësh kërkon të largohet edhe pse nuk e thotë hapur.
Agjenti i tij, i famshmi Jorge Mendes ia ka ofruar Ronaldon disa ekipeve më të mira si Real Madrid, PSG, Man. City e Man. United por askush nuk mund të garantojë pagën e tij teksa vlerat si lojtar nuk diskutohen.
Largimi duket i pamundur kur kanë mbetur 8 ditë nga mbyllja e merkatos por surprizat në futboll nuk kanë munguar dhe ajo me Udinesen mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e tij me Juventusin….
