Rafael Nadal nuk do të jetë në US Open, spanjolli mbyll para kohe sezonin

Një lajm jo i mirë për të apasionuarit e tenisit vjen nga Spanja.

Rafael Nadal, ka njoftuar se nuk do të garojë në US Open, Grand Slamin që do të zhvillohet në Shtator e gjithashtu ai i ka dhënë fund sezonit aktual përpara kohe.

Numri 4 në botë për meshkuj, njoftoi me një mesazh të gjatë në Instagram se ka ende disa probleme fizike që kërkojnë kohë për t'u rikuperuar teksa kujtojmë që këtë sezon, spanjolli kishte hequr dorë edhe nga Wimbledon, Lojërat Olimpike dhe Mastersi i Cincinattit.

"Përshëndetje të gjithëve: Doja t'ju informoja se për fat të keq më duhet të përfundoj sezonin 2021. Sinqerisht, kam vuajtur shumë më tepër sesa duhet me këmbën time për një vit dhe më duhet të marr pak kohë. Pasi e diskutova me ekipin dhe me familjen time, morëm këtë vendim të vështirë dhe besoj se kjo është rruga përpara për të provuar të rikuperouem dhe të shërohem në mënyrën më të mirë ", ishte mesazhi i Nadal në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rafa Nadal (@rafaelnadal)