Merkato e Bayernit mbetet e hapur. Një mbrojtës dhe një mesfushor janë objektivat
Në Gjermani po bëjnë llogaritë me merkaton e Bayern Munchen.
Pas fitores së Superkupës ndaj Dortmundit, shtypi vendas analizoi skuadrën e Nagelsmann dhe zgjedhjet që ai ka bërë.
Teksa sulmi duket në rregull dhe ka alternativa, mesfusha dhe mbrojtja kanë ende nevojë për alternativa dhe largimi i Alabas me Boateng kanë lanë boshllëk në këto reparte.
Në pamundësi për të shpenzuar lirisht në merkato, edhe Salihamidziç e ka pranuar se do të kapin rastin më të mirë për të afruar dikë e nga ana tjetër shumë do të varet edhe nga largimet.
Askush mes Sule, Tolisso dhe Sarr nuk po largohen për mungesë ofertash ndaj dhe blerjet po kushtëzohen nga shumë faktorë.
Gjithsesi, në mesfushë dihet objektivi kryesor, Sabitzer i Leipzig dhe duhen të paktën 25-30 mln euro për ta shkëputur nga rivalët, buxhet që për monentin bavarezët nuk e kanë në dispozicion.
Merkato gjithsesi mbetet e hapur deri në fund të Gushtit, e deri atëherë surprizat mund të mos mungojnë për tifozët...
