Roma e Mourinhos fiton në Conference League, Kumbulla në stol

Për Jose Mourinhon nisi mirë aventura në stolin e Romës teksa në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri fitoi 2-1 ndaj Trabzonspor. Ishte ndeshja e parë e fazes playoff të Conference League e cila do ta çojë skuadrën italiane në fazën e grupeve dhe për Mourinhon ishte një test për të kuptuar edhe më shumë skuadrën e tij të re.

Me Marash Kumbullën në stol, të cilin trajneri portugez nuk e shikon ende si titullar, verdhekuqtë bënë çdo gjë mirë në pjesën e dytë, kur kaluan në avantazh me Pellegrinin në 55’ dhe u barazuan në 64’ nga ish sulmuesi i Atalantës, Cornelius.

Ishte blerja e kësaj vere, Shourodov që shënoi golin e avantazhit në 81’ për ta mbyllur sfidën 2-1. Kumbulla u aktivizua në minutat e fundit të lojës dhe i duhet të presë ende startin e Serisë A për të patur dhe shanset e tij si titullar.

Ndërkohë që Taluant Xhaka ishte titullar te Baseli në ndeshjen ndaj suedezëve të Hammarby të fituar me rezultatin 3-1, sukses që i hap rrugë edhe kualifikimit të zviceranëve në fazën e grupeve të Conference League.