Reali "lan duart" me Odegaard, e shet 40 mln Euro. Perez mendon tani për goditjen e madhe

Pas shumë javësh negociatash, mbyllet një tjetër shitje për Real Madrid. Bëhet fjalë për Martin Odegaard, mesfushorin norvegjez i cili asnjëherë nuk pati shansin të luante titullar por që për shumë sezone u huazua sa ktej e andej.
Lojtari tani do të ketë një aventurë të re dhe përfundimtare teksa Arsenali e bleu atë për 40 mln euro, i vetmi ekip që besoi dhe i dha shans norvegjezit.
Pas Varane, Odegaard është shitja e dytë e Real Madrid këtë sezon, dhe tashmë Perez ka akumuluar afro 100 mln euro për një goditje të madhe në merkato ku nuk përjashtohet Mbappe ose një mesfushor si Camavinga ose Pogba.
Kujtojmë që e vetmja blerje për "los blancos" është David Alaba i cili dhe ky erdhi falas dhe duke parë këto largime, Florentino Perez mund t'i dhurojë Ancelottit një përforcim teksa janë edhe disa emra që duhet të largohen si Jovic, Isco dhe Ceballos.
