Video/ Makina me 2 persona përfundon në greminë në Llogara

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Qafën e Llogarasë.

Një makinë është përmbysur dhe ka përfunduar në greminë.

"Sot, rreth orës 13:00, në sheshpushimin e parashutave, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin A. S, duke parkuar mjetin me indietro, ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në vend," informoi policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.