Po sikur "BBC" të ribashkohet? Ronaldon e do Ancelotti sërish te Real Madridi

Carlo Ancelotti është një trajner" romantik, që i pëlqejnë historitë e vjetra ose rikthimet siç bëri dhe vet duke marrë drejtimin e Real Madrid pas shumë vitesh.
E teksa te Evertoni ai u bashkua ma James Rodriguez, te ",los blancos" ai mund të bëjë një rikthim të bujshëm, Cristiano Ronaldon.
Është "El Larguero" që ka dhënë lajmin e bujshëm se Ancelotti ka kërkuar rikthimin e portugezit për të riformuar treshen e famshme, "BBC", Bale, Benzema, Cristiano, të cilët në pesë vite së bashku arritën të fitonin 4 Champions League derisa Ronaldo vendosi të ikte te Juventusi.
Janë disa zhvillime në fakt që po ndodhin dhe mund të ndryshojnë në çdo moment pasi Perez po insiston për blerjen e Mbappe menjëherë por PSG refuzon ndaj dhe Ancelotti duke patur raporte të shkëlqyera me Ronaldon ka kërkuar dhe insiston në rikthimin e tij.
U përfol shumë për një kalim të Ronaldos te PSG, por edhe atje zhvillimet e fundit me Mbappe që qëndron e bëjnë të pamundur transferimin e CR7.
Man. City nga ana tjetër që ka probleme për të arritur te Kane, nuk duket se e ka seriozisjt edhe pse agjenti Mendes ua ka propozuar Ronaldon sheikëve të tjerë që zotërojnë klubin anglez.
