Florenc Çapja i lirë në Dubai, në Shqipëri në kërkim për vrasjen e babë e bir në vitin 2012
Edhe pse u arrestua në Dubai si i akuzuar për vraje në vendin tonë, Florenc Çapja, është lënë i lirë në këtë shtet.
Ai kishte kërkuar më herët statusin e azilantin politik dhe leje për të qëndruar në Dubait, edhe pse ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Florenc Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti shqiptar dhe u ndalua në datën 27 maj në Dubai.
Ai akuzohet si porositës për ekzekutimin në 15 gusht të vitit 2012 të Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan.
Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave.
Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro.
Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa autorët janë kthyer në Elbasan, ku janë ngjitur në banesën e viktimave. Fillimisht në sy të babait kanë vrarë Gentian Beqirajn dhe më pas Nezirin.
Dëshmi ka dhënë dhe nëna e të ndjerit, sipas së cilës ata e mbanin gjithnjë derën e shtëpisë të mbyllur ndaj ajo ngriti dyshimet se familjarët u ekzekutuan nga një i njohur.


